Në kuadër të fushatës "Tirana Cocktail City", u zhvillua Kampionati Kombëtar i Koktejleve me qëllim rritjen e imazhit dhe tërheqjen e turistëve në industrinë e argëtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në këtë kompeticion, ku shoqërohej edhe nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, tha se industria e bareve dhe lokaleve punëson shumë njerëz, sidomos me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve.