Drejtori i komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga britanikja ‘The Sun’, sipas të cilit vendi ynë ka një marrëveshje me Britaninë e Madhe që të ngrejë një kamp për emigrantët e paligjshëm që do të kapen nga autoritetet britanike. Sipas Fugës, lajmi në fjalë është i pavërtetë teksa shprehet se Shqipëria ka mikpritur afganët siç e do tradita, por jot ë bëjë detyrat e vendeve më të pasura.