Një aksident me pasojë vdekjen u shënua pasditen e të hënës në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë. Ngjarja ndodhi në Thumanë ku një automjet tip trajler përplasi për vdekje një 65 vjeçar. Nga goditja e fortë këmbësori Hamit Kabili humbi jetën në vend. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit të tonazhit të rëndë.