Disa banorë të Fushë Milotit janë ngritur në protestë këtë të martë për mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në cdo orë të ditës në këtë zonë. Të shqetësuar nga zhurma dhe prishja e rrugës si pasojë e kalimit të kamionëve në aksin nacional Fushe Milot-Shullaz, banorët shprehen se situata prej vitesh paraqitet e tillë. Sipas tyre, në këtë rrugë kalojnë të paktën 50 kamion në ditë dhe është kthyer në shqetësim zhumra, pore dhe ndotja e ajrit që shkaktojnë mjetet e tonazhit të rëndë.