Në fund të prillit, një model më i fuqishëm i një droni amerikan u shfaq në fushën e betejës në Ukrainë. Droni “Sëitchblade 600” është një variant i përmirësuar i modelit “Sëitchblade 300”. Ky dron, ka teknologji moderne dhe e ndihmon jo pak Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Këta dronë prodhohen në Kaliforni nga kompania AeroVironment. Dy lloje dronësh, modeli 300 dhe modeli më i fuqishëm 600, që njihen edhe si ‘dronë kamikazë’, u dërguan në Ukrainë në fillim të pranverës së vitit të kaluar dhe njoftohet se po përdoren në fushën e betejës.