Kamala Harris tha se po "mendon" të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. "Mund ta bëj. Po e mendoj", i tha ish-zëvendëspresidentja dhe kandidatja e vitit 2024 turmës në një takim të Rrjetit Kombëtar për Veprim, një organizatë për të drejtat civile e themeluar nga Al Sharpton. Duke shkuar më tej ajo shtoi: "Kam shërbyer për katër vjet duke qenë një hap larg presidencës së Shteteve të Bashkuara... E di se si është".