Vëllai i ish fituesit të Big Brother Vip Albania 4, Gjestit, humbi jetën në një aksident rrugor në Pejë këtë të premte. Një banor I fashtit Qungur ku ndodhi dhe ngjarja fatale me një viktimë dhe një të plagosur tregoi për Kosova press momentet e tmerrit. "Kam qajt si fëmija" tha 73-vjeçari Ukë Noshaj, i cili shtoi se ka mbetur i tronditur nga kërsima që ka dëgjuar. E kam dëgjuar një krismë ka kërsit bamë, unë kam menduar se ka hyrë ndonjë veturë këndej, po nuk ishte veturë por ishte e tmerrueshme…kur jam dalë këtu i kam parë dy persona këtu që tash e kanë larë gjakun, atëherë unë nuk kam mundur të qëndrojë këtu se mu mbushën menjëherë sytë lot… e dhimbshme me u pa, mjerim. Më ka ardh gjynah si me qenë djali jem. Por, atëherë unë mujta hyra brenda dhe i tregova shoqes qishtu qishtu se nuk po mundem me pa, i thash nuk kam zemër edhe kom qajt si fëmija