Brenda shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri është zhvilluar ‘The Voice of Big Brother’, ku juria e improvizuar ka përzgjedhur konkurrentët të cilët kanë perfomuar më mirë. Efi dhe Luizi e kanë fituar këtë sfidë, duke u shpallur që të dy finalistë. Por pas fitores banorët u përballën me një surprizë të papritur. Fituesit e ‘The Voice of Big Brother’ do të qëndrojnë në një dhomë bebash, e cila ndodhet në shtëpi, pa pasur asnjë kontakt tjetër me banorët në shtëpi. Ata do të luajnë rolin e prindërve duke u kujdesur për një foshnjë kukull deri të martën.