Top News- “Kam frikë nga Erion Braçe”, dosja e piramidave online, në lojë një agjent i infiltruar
16/09/2025 21:50

Dy postera të afishuara në një lokal në hyrje të Lushnjës reklamonin pasurimin e shpejtë në platformën mashtruese XUEX, duke bërë që shumë qytetar nga kjo zonë por dhe Divjaka apo qytete të tjera të vraponin për t’u bërë pjesë e saj.. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Top Channel, zbardhen të gjitha hetimet se si u godit grupi I mashtruesve. Agjentët trokitën në këtë lokal në pronësi të Arbër Çelës dhe u shfaqën si investitorë. Ata që dhanë informacion për këtë investim ishin kamarierët që u prangosën gjatë aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, Emanuek Taullau dhe Flavio Mukaj. Sipas dosjes hetimore, Taullau ishte personi që I tregoi agjentit të policisë se duhet të investonte fillimisht të paktën 1 mijë euro. Aplikacioni nuk gjendej në Appstorë dhe PlayStorë, por instalohej përmes një linku në telefon e më pas përdoruesit bëheshin pjesë e një grupi në Telegram ku çdo ditë, në orën 14:20 dhe në orën 19:20, ata I bënin like faqeve që u dërgonte një person I quajtur Leo Smith në aplikacion. Kaq mjaftonte që paratë e investuara fillimisht të rriteshin 1% në ditë. Dhe brenda 45 ditësh, secili prej tyre mund t’i tërhiqte. E përfshirë në këtë skemë rezulton të jetë edhe një punonjëse e Bashkisë së Divjakës, bashkë me familjarë të saj. Në dosje, përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyç që kontrollonte skemën. Në kontakt me agjentin e policisë, Ereledio kishte shprehur frikën për vijimin e aktivitetit pas denoncimit publik të bërë nga deputeti Erjon Braçe.

Top News- Pushimet kthehen në tragjedi, po eksploronte Valbonën kur ra në humnerë
16/09 22:23
Top News- “Kam frikë nga Erion Braçe”, dosja e piramidave online, në lojë një agjent i infiltruar
16/09 21:50
Top News- Vangjush Dako përfundon në spital, çfarë ndodhi me ish-kryebashkiakun
16/09 21:43
Top News- Helikopteri mbërrin në Qafë Valbonë, pamje nga aksioni për nxjerrjen e trupit të turistit
16/09 21:41
Top Channel/ Durrës, rritet numri i studentëve, 1296 regjistrime në arsimin e lartë
16/09 21:23
Top Channel/ “Më lejoni të bëj pak provokuesin…”, Rama: Kemi kaluar takime të ftohta në BE
16/09 20:35
Top Channel/ “Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit”, Rama: Diktatura shembet brenda javës
16/09 20:35
Top Channel/ Rama në “laboratorin e Evropës” në Bruzh: Fryma evropiane mund të minohet
16/09 20:32
Top News- Sistem i përbashkët ajror/ Zelensky thirrje Evropës pas sulmeve të fundit ruse
16/09 20:13
Top Channel/ “Për shqiptarët”, emisioni i shpresës u rikthye me lajme emocionuese për dy familje
16/09 19:56
Top News- Miratohen drejtuesit e PS për komisionet! PD cakton emrat, por nuk i depoziton në Kuvend
16/09 19:45
Top Channel/ Zbardhet dosja e piramidave online. Organizatori: Kam frikë nga Erion Braçe
16/09 19:45
Top Channel/ Dako rikthehet në burg! Merr fund liria për ish-kryebashkiakun e Durrësit
16/09 19:36
Top News- Vlorë, shkrumbohet nga flakët totalisht makina në Bypass
16/09 19:33
Top News- Gjykata kthen në burg Dakon, por do të qëndrojë vetëm 10 ditë
16/09 19:20
Top News- Burgim përjetë për Islam Metën? / Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën
16/09 19:05
Top News- Izraeli ultimatumin e fundit Hamasit/ ‘Lironi pengjet tani, ndryshe Gaza do të rrafshohet’
16/09 18:12
Top News- Seancë vetëm 5 minuta/ Miratohet struktura e re e Kuvendit vetëm me votat e socialistëve
16/09 17:39
Top Channel/ Testamenti i Reshat Arbanës! Ja dëshira e madhe e aktorit në 85- vjetorin e lindjes
16/09 17:39
Top News- 11 shoferë të arrestuar dhe 3900 gjoba për parkim të gabuar, bëhet ‘kërdia’ në Tiranë
16/09 17:19