Ish-zyrtarja Alda Klosi ka kërkuar në Gjykatën e Apelin zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Me argumentin se ka dy fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër, Klosi kërkon lirinë nga burgu. Avokati ka përdorur si arsyetim edhe gjendjen shëndetësore të Klosit, e cila për disa ditë pas arrestimit u kurua në QSUT.