Kuvendi miratoi në orët e mëngjesit të së premtes tre projektligjet e kontestuara për kanabisin mjekësor, për akademinë e shkencave dhe për studentët e mjekësisë. Projektligji për studentët e mjekësisë, që i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pastaj të mund të tërheqin diplomën u miratua me 71 vota pro.