Partia Demokratike njoftoi se Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, I cili e akuzon këtë të fundit për kallëzim të rremë. Sipas Partisë Demokratike të Rithemelimit, SPAK ka vlerësuar se nuk ka asnjë shpifje e asnjë kallëzim të rremë të kryer nga Gazment Bardhi, e kësisoj nuk mund të nisë asnjë procedim penal.