Dronët iranianë “Shahed”, të cilët udhëtojnë me rreth 185 km/orë dhe u përdorën për sulmin ndaj bazës britanike në Akrotiri, Qipro. Fluturaket pa pilot u lëshuan por asnjëri prej tyre nuk arriti të godasë shënjestrën. I cilësuar si “Kallashnikovi i Iranit” për shkak të thjeshtësisë dhe kostos së ulët, droni Shahed përshkruhet nga e përditshmja britanike The Telegraph si një mjet i lirë, me rreze të gjatë veprimi dhe prodhim ekonomik.