Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të armëve. Dy prej tyre u vunë në pranga gjatë një kontrolli rutinë në kuadër të monitorimit të territorit dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm. Sipas mediave italiane efektivët ndaluan një furgon me targa shqiptare në pikën kufitare me Slloveninë. Në automjet udhëtonin shtatë persona, pesë pasagjerë dhe dy shoferë, të gjithë shtetas shqiptarë.