Sherif Kallaku e mbuyll aventurën e tij me Teutën. Fantasizti shqiptar ishte transferuar te skuadra kampione e vendit në formën e huazimit për 6 muaj nga Lokomotiva e Zagrebit me të cilën ai ka një kontratë deri në vitin 2024. Sherif Kallaku u transferua te Teuta në korrik të këtij viti dhe për të ishte eksperienca e dytë në radhët e Djemve të Detit pas asaj në periudhën 2018-2020.