Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi I tarifave duke I dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë zhvilluar dhe testet e fundit për funksionimin e pajisjeve. Kudo janë vendosur kamerat e sigurisë dhe sistemet elektronike që do të pasojnë më pas me tarifimin e çdo mjeti ëq kalon në këtë aks. Pagesa pritet të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, dhe 1000 lekë për furgonët ee autobusë.