Prokuroria ka apeluar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e çështjes ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, për falsifikim dokumentash. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se ankimimi është bërë që në shkurt, për vendimin e gjykatës në ngarkim të Agim Kajmakut, i cili akuzohej për veprën penale të “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve”.