Xhemal Gjunkshi mohon zërat që e konsiderojnë emërimin e tij si këshilltar për sigurinë kombëtare pranë Partisë Demokratike; tentativë për të përçarë dhe afruar emrat më të votuar të primareve dhe listave të hapura, të cilët u mblodhën pak ditë më parë në tryezën e Ervin Salianjit. “Kjo është plotësisht e pavërtetë. Për korrektësi publike: Emërimi i Xhemal Gjunkshit nga Dr. Prof. Sali Berisha, ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”. Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit.”