Dosja e grupit të Laert Haxhiut i ka kaluar SPAK-ut. Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili po heton dosjen e Laert Haxhiut, këtë të mërkurë ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka zhvilluar një takim Altin Dumanin, kreun e SPAK. Dosja është ende në hetim, pasi shumë nga dëshmitë e të penduarit Artan Tafani po verifikohen edhe për krime të tjera që nuk janë zbardhur. Kreu i kësaj bande, Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Janinë.