Duke folur me një pjesë të banorëve në oborr, Luizi tha se Diola është shumë mashtruese dhe se është versioni më i keq i Oltës. Sipas Luizit, ajo po merr ‘zemër’ nga disa prej banorëve, që kur qau pak ditë më parë, sepse u prek nga deklarata e tij, që tha se ajo, Nita dhe Eni marrin frymë kot në shtëpi. Bjordi e kundërshtoi mendimin e Luizit dhe tha se vetëm mashtruese që nuk është Diola. Ai i tha Luizit që nëse ka një mendim për të, t’ja thotë në sy.