Që prej së martës në shtëpinë e Big Brother nuk janë ndalur bisedimet dhe burimi kryesor janë nominimet e së shtunës. Qetsori ka thënë se personi që ai mendon se do të largohet nga shtëpia do të jetë Shpati. Por ndërkohë sipas aktores Olta Gixhari, ai mund të qëndrojë nga pëlqimi i publikut, për shkak të shkëmbimit të puthjes me Dean.