Cristiano ronaldo vazhdon të jetë mbret i rrjeteve sociale. Së fundmi ylli i Manchester United dhe përfaqësueses portugeze është cilësuar si personi me më shumë ndikim në Instagram duke lënë pas rivalin e tij të përhershëm Lionel Messin, Neymar dhe Kylian Mbappe dhe e gjithë kjo ndodh pavarësisht rënies së influencës së tij në fushën e lojës Sipas një studimi të kryer nga Nielsen Gracenote nëpërmjet BBC ku janë përllogaritur dhe përfitimet nga postimet e futbollistëve, Cristiano Ronaldo ka regjistruar një rritje të numrit të ndjekësve të tij në Instagram me 48% duke shkuar në 481 milionë ndjekës me futbollistin që rregullisht poston në profilin e tij momente nga stërvitjet, por edhe foto promocionale dhe mesatarisht përfiton mbi 3 milionë paund për cdo postim