Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e vona të së martës në territorin e Bashkisë së Dimalit, në qarkun e Beratit, ku kanë marrë flakë disa të mbjella me ullinj. Pas një lufte prej pesë orësh me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të vinin nën kontroll zjarrin dhe ta shuanin atë në orën e para të mënngjesit të së mërkurës. Nga zjarri i fuqishëm u dogjën më shumë se 2 hektarë të mbjella me ullinj. Flakët ranë fillimisht në një sipërfaqe me shkurre, por era e fortë favorizoi përhapjen e tyre.