Ndërsa forcat e Kievit përparojnë më tej në Rusi pas inkursionit të tyre të papritur javën e kaluar, ukrainasit që jetojnë pranë kufirit po shikojnë cfarë po ndodh me ndjenja të përziera: një ndjenjë drejtësie e kombinuar me frikën se çfarë mund të vijë më pas. “Kjo është pasojë e ardhjes së rusëve në tokën tonë”, thotë Hanna Fedorkovska për CNN në një qendër evakuimi në Sumy, një qytet në jug të kufirit.