Aktori i njohur hollivudian, Brad Piit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish- gruas së tij, Angeline Jolie dhe fëmijëve të tyre. Ngjarja e ndodhur në kohën kur dy aktorët ishin të martuar është zbardhur së fundmi nga një raport i FBI-së. Në raportin e publikuar përshkruhet se konflikti ka nisur brenda avionit të tyre privat në 2016-ën ku aktorja i ka kërkuar divorcin. Sipas raportimeve konflikti thuhet se ka qënë edhe fizik. Joli dhe Pitt janë grindur për një nga fëmijët e tyre dhe aktori e ka akuzuar atë se po i shkatërronte familjen. Jolie është shprehur se midis tyre ka pasur tensione dhe veprimet e tij e kanë bërë të ndihet e keqtrajtuar - shkruan më tej raporti i FBI-së.