Bashkë me ambasadoren amerikane, Linda Thomas Greenfield, në Tiranë mbërriti edhe një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden drejtuar presidentit të republikës, Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama. Në letër, Biden shpreh vlerësim për bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si bashkëpenëmbajtëse në rezolutën për të dënuar agresionin rus në Ukrainë. Gjithashtu Biden shpreh mirënjohjen për strehimin e refgjatëve ukrainas dhe afganë nga qeveria shqiptare.