Top News/ Jo vetëm lëndë toksike/ ‘KURUM’ dyshohet se djeg solar pa filtra natën
09/11/2024 15:36

Shoqëria koncesionare “KURUM”, e cila operon në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se kryen kontrabandë solari. Një kamion me dy depozita plastike të vendosura në karroceri, mendohet se kryen transportin e solarit për llogari të firmës turke. Ky është një skandal i ri që prek këtë shoqëri, pas atyre të mbetjeve toksike, të cilët eksportoheshin drejt vendeve të tjera, ku një sasi prej rreth 2100 tonësh u kapë në Singapor dhe më pas u kthye drejt Shqipërisë disa ditë më parw, ndërsa kontejnerët me lëndët e dyshuara toksike u vendosën në zonën e Porto-Romanos me urdhër të Prokurorisë së Durrësit. Top News ka siguruar disa video, që ngrenë dyshime të forta se KURUM përdor lëndë djegëse për furrat ku shkrihet hekuri. Sipas informacioneve lënda djegëse përdoret gjatë natës për prodhimin e hekurit duke mos vendosur asnjë filtër, ç’ka shkakton më pas një ndotje masive në të gjithë qytetin e Elbasanit .Ndotje që shihet çdo mëngjes ku tymi pushton të gjithë zonën e metalurgjikut po jo vetëm. Lënda djegëse mendohet se futet kontrabandë nga një firmë që operon edhe ajo në brendësi të ish-Metalurgjikut. Kjo video e bërë disa muaj më parë dëshmon se ky kamion me targa FR 6138 C, me stemën e Kurum Internacioanl tek xhami transporton pikërisht solarin. Targat e mjetit mësohet se janë false. “Mjeti ka shumë vjet që kryen transportin e solarit. Mjeti dhe shoferi e kanë kryer këtë aktivitet për shumë vite. E sjellin solarin kontrabandë te ‘KURUM’, pe paguar detyrimet apo edhe TVSH-në” ka shkruar një punëtor i KURUM-it. Ai thotë se video e parë është regjistruar në afërsi të një fabrike që djeg goma, shumë afër “KURUM”-it, dhe të dyja depozitat mbajnë rreth 11 mijë litra. Pasi mbushet në këtë fabrikë, kamioni përdor disa rrugë jo të rrahuar dhe shkon në brendësi të shoqërisë koncesionare. Ndërkohë në këto pamje të tjera, shihet kamioni me targa FR 6138 C, duke u futur brenda “KURUM”-it nga një portë tjetër. Kamioni mendohet se është i ngarkuar dhe shkon brenda firmës, për të shkarkuar solarin. Mjeti I tonazhit të rëndë përdor portën në afërsi të vendit ku qendrojnë qentë endacakë, për ti shpëtuar syrit të kureshtarëve dhe për mos t’u filmuar nga kamerat e sigurisë së KURUM-it, që janë të pozicionuara vetëm në hyrje. Ky është një skandal tjetër I madh. Por edhe pse është denoncuar nga punëtorët edhe në disa organe në Elbasan, ato nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16