Gjatë një fjalimi në Universitetin e Pragës kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh për një riorganizim të Bashkimit Evropian. Si pasojë e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, BE-ja duhet të bëhet shumë më e fortë dhe më e pavarur ekonomikisht, tha kancelari. Një Evropë e bashkuar është halë në sy për presidentin rus Vladimir Putin. Kancelari tha është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian, në të cilin duhet të përfshihen jo vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe në të ardhmen, edhe Gjeorgjia.