Nga 1 gushti, anijet e mëdha nuk do të kalojnë më para Sheshit të San Markos për në kanalin Giudecca. Vendimi është bërë i ditur nga ministri i kulturës, Dario Franceskini, që tha se këshilli i ministrave ka miratuar një dekret për kryeqytetin e Venetos. “Jam krenar për një premtim të mbajtur”, ka shkruar Franceskini. Anijet me përmasa mbi 25 mijë tonë, nga gushti do të zhvendosen në Margera.