Rrjeti social ‘TikTok’ është ndaluar nga telefonat dhe pajisjet e zyrtarëve gjatë muajve të fundit nga qeveritë dhe institucionet në mbarë botën. Dhe pavarësisht këmbënguljes së TikTok se ai drejtohet në mënyrë të pavarur dhe nuk ndan të dhëna të përdoruesve me qeverinë kineze, Franca I është bashkuar listës së vendeve që kanë kufizuar aksesin e zyrtarëve në të. Holanda dhe Norvegjia po ashtu e ndalojnë këtë aplikacion në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.