Rreth 3 mijë alpinistë nga të cilët 70 për qind të huaj ngjitën majën e Jezercës gjatë muajve Qershor- Tetor të një viti më parë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, trendi vijon edhe këtë vit ku mesatarisht 30 alpinistë në ditë frekuentojnë majën e dytë më lartë në vend, pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.