"Alarm raketash!": Sirenat ulërijnë në të gjithë qytetin rus të Belgorodit ndërsa altoparlantët lëshojnë paralajmërimin e fundit. Pa panik, Anastasia dhe qentë e saj, drejtohen në një nga strehimet prej betoni, që i ngjajnë një kontejneri transporti, që janë instaluar në trotuaret e qytetit. "Keni ardhur të vizitoni Belgorodin tonë? Ju pëlqen?" pyet ajo ekipin e AFP. Që kur Kremlini nisi ofensivën e tij ndaj Ukrainës, Belgorodi ka qenë një nga vendet brenda Rusisë që ka vuajtur më shumë. Rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën, qyteti me rreth 320,000 banorë është përballur me zjarr hakmarrës gjithnjë e më të shpeshtë me raketa dhe dronë nga ushtria e Kievit.