Top News/ Jeta në dy shtete gjermane…Angela Merkel boton kujtimet, del në qarkullim ‘Liria’
16/05/2024 10:51

Kujtimet e ish-kancelares gjermane Angela Merkeldo të publikohen më 26 nëntor, njoftoi në fillim të javës shtëpia botuese Kiepenheuer & Ëitsch. Kujtimet e saj vijnë gati tre vjet pas përfundimit të mandatit 16-vjeçar dhe do të rradhiten në rreth 700 faqe. Libri, i titulluar "Liria. Kujtimet 1954 - 2021", do të botohet në mbi 30 vende, tha shtëpia botuese. Në kujtime, Merkel rrëfen "jetën e saj në dy shtete gjermane, 35 vjet në Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar". Merkel lindi në Hamburg, Gjermaninë veriperëndimore, në vitin 1954, por u transferua me familjen e saj në ish-Gjermaninë Lindore. Ajo e shkroi librin me menaxheren e saj të zyrës dhe këshilltaren politike, Beate Baumann. "Çfarë është liria për mua? Kjo pyetje më ka munduar gjithë jetën," tha Merkel në një deklaratë pas njoftimit. Liri është "të mos ndalosh së mësuari, të mos qëndrosh në vend, por të lejohesh të shkosh më tej, edhe pas largimit nga politika”, tha ajo. Angela Merkel ishte kancelare gjermane që nga viti 2005. Janë disa momente kryesore në mandatin e saj të gjatë që e çuan vendin në një periudhë ndryshimesh të jashtëzakonshme. Merkel ndoshta mban një profil të ulët tani, pasi raporti në kohën e qeverisjes së saj me Rusinë, është parë me shumë rezerva. Që nga lënia e detyrës ajo ka qëndruar jashtë debateve politike dhe larg zhvillimeve në partinë e saj të qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat, CDU. Merkel, e cila u shpall "Gruaja më e Fuqishme në Botë" nga revista Forbes për 10 vjet rresht, ishte në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës mes viteve 2005 dhe 2021. Ajo është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë. Megjithatë, trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika që nga largimi i saj nga politika, veçanërisht për qëndrimin e saj ndaj Moskës si dhe për varësinë e Gjermanisë ndaj gazit rus.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34