Top News – Jeta e re e Assadit në Rusi…2 miliardë dollarë pasuri e apartamente luksi në Moskë
09/12/2024 15:50

Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al Assad, bashkëshortja e tij britanike dhe tre fëmijët e tyre të rritur kanë lënë pas pallatet e tyre në siri dhe do të fillojnë një jetë të re në Rusi pasi morën azil nga Vladimir Putin. Asma Al-Assad, vajza e një mjeku, e lindur në Londër, e cila u martua me presidentin autokrat, është mësuar me një jetë luksoze, me raporte se ajo shpenzonte qindra mijëra dollarë për orendi dhe rroba, gjatë sundimit të bashkëshortit të saj. Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se familja ka 2 miliardë dollarë pasuri, me paratë që janë fshehur në llogari të shumta, kompani guaska, parajsa fiskale dhe portofolet e pasurive të paluajtshme. Tani ata ka të ngjarë të përdorin lidhjet e tyre familjare dhe pasuritë e shumta që kanë në Moskë, me shpresën për të ruajtur stilin e tyre të rehatshëm të jetesës në azil. Familja e diktatorit sirian ka blerë të paktën 20 apartamente në Moskë, me vlerë mbi 40 milionë dollarë, në vitet e fundit, cka edhe dëshmon statusin e Rusisë si një strehë e sigurt për klanin Assad. Kremlini konfirmoi se familjes Assad iu dha azil me urdhër të drejtpërdrejtë të Putinit. Moska nuk zbuloi detaje të mëtejshme, me zëdhënësin presidencial Dmitry Peskov që tha se nuk kishte asgjë për të thënë për vendndodhjen e Asadit. Asma Assad, e cila ka luftuar edhe me një formë agresive të leuçemisë, besohet se ka mbërritur në Moskë me vajzën dhe dy djemtë e saj, disa ditë përpara se bashkëshorti të largohej përfundimisht nga Siria. Familja, duke përfshirë djemtë Hafez dhe Karim, 24 dhe 21 vjeç, dhe vajzën 22-vjeçare Zein, tani pritet të nisë jetën e re në Rusi, megjithëse është e paqartë se ku ata do të jetojnë. Sido që të jetë, ata do të kenë të njëjtin nivel luksi duke pasur parasysh pasurinë e tyre. Në vitin 2012, Ëikileaks zbuloi korrespondencën private të zonjës Assad, që tregoi se ajo kishte shpenzuar 350,000 dollarë për orenditë e pallatit dhe 7,000 dollarë për një palë këpucë me gurë kristali. Për të mbajtur dhjetëra miliona dollarë jashtë Sirisë, ndërsa lufta civile në vend po shpërthente, familja Assad bleu të paktën 18 apartamente luksoze në kompleksin City of Capitals, që ndodhet në lagjen vezulluese të rrokaqiejve të Moskës, sipas FT. Gradacela me dy kulla, që deri në ndërtimin e Shard të Londrës, ishte ndërtesa më e lartë në Evropë, është shtëpia e disa prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë, ministrive qeveritarë si edhe mban hotele me pesë yje dhe kompani shumëkombëshe.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50