Nancy Pelosi do të japë dorëheqjen nga posti e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Pelosi, e cila ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada, ka njoftuar se do të largohet nga ky rol. 82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit. Vendimi vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.