Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04/2026 15:30

SHBA dhe Irani zhvillojnë negociata në kryeqytetin pakistanez Islamabad të shtunën, duke kërkuar t'i japin fund luftës së tyre gjashtëjavore, megjithëse Teherani i vuri në dyshim bisedimet duke thënë se ato nuk mund të fillonin pa angazhime për Libanin dhe sanksione. Delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe që përfshin të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, mbërritën në Islamabad pas një ndalese për furnizim me karburant në Paris. Delegacioni iranian, i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf dhe ministri i jashtëm Abbas Araqchi, mbërriti në Pakistan të premten. Qalibaf tha në platformën X se Uashingtoni kishte rënë dakord më parë për të zhbllokuar asetet iraniane dhe për një armëpushim në Liban, ku sulmet izraelite ndaj militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani kanë vrarë gati 2,000 njerëz që nga fillimi i luftimeve në mars. Ai tha se bisedimet nuk do të fillonin derisa të përmbusheshin këto premtime. Izraeli dhe SHBA-të kanë thënë se fushata në Liban nuk është pjesë e armëpushimit Iran-SHBA, ndërsa Teherani këmbëngul për të kundërtën. Qalibaf tha ndërkohë se Irani ishte gati të arrinte një marrëveshje nëse Uashingtoni ofronte atë që ai e përshkroi si një marrëveshje të vërtetë dhe i jepte Iranit të drejtat e tij, raportuan mediat shtetërore iraniane. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi pas kësaj deklarate në Truth Social se e vetmja arsye pse iranianët janë gjallë, është për të negociuar një marrëveshje. "Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë asnjë kartë në dorë, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare. E vetmja arsye pse ata janë gjallë është për të negociuar!" tha ai.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52