Kryeministri Edi Rama tha se sistemi i drejtësisë në Shqipërisë ka dështuar në ofrimin e një drejtësie me standarde europiane. Duke iu referuar raporteve të Këshillit të Europës, ai tha se vendi ynë sot renditet në fund të listës së shteteve me më shumë të paraburgosur, ose persona që mbahen të izoluar ende pa një vendim nga gjykata.