Forca ajrore e Tajvanit ka shpalosur kapacitetet e saj anti ajrore të enjten duke thënë se është e gatshme për aksion 24 orë të ditës ndërkohë që ishulli me qeveri demokratike përballet me presion të shtuar nga stërvitjet ushtarake kineze. Kina, që pretendon se Taivani është territor i saj, ka kryer stërvitje rreth ishullit pas vizitës këtë muaj të kryetares së dhomës së përfaqësduesve Nensi Pelosi, që u pasua edhe nga pesë ligjvënës të tjerë amerikanë të dielën dhe të hënën. Vizita e Pelosit zemëroi kinën e cila u përgjigj me testimin e raketave balistike të cilat fluturuan mbi Taipei për të parën herë dhe dërgoi luftanije dhe avionë ushtarakë pranë ishullit.