Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve myslimane që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkohen në bllok kundër politikave të Izraelit në Lindjen e Mesme. Erdogan tha se ndryshimet gjeopolitike në rajon dhe ato në shkallë globale kërkojnë një reagim më të unifikuar nga 2 miliardë myslimanët. Gjatë fjalimit të mbajtur në Organizatën e Shteteve Islamike që mbajti takimet në Stamboll, Erdogan kërkoi bashkim kundër politikave të Izraelit, që sipas tij e ka zhytur rajonin në kaos. Erdogan bëri thirrje për bashkim të palestinezëve, ndërsa propozoi që organizata e shteteve islamike të reformohet duke marrë një rol më efektiv për të adresuar më mirë sfidat aktuale dhe ato në të ardhmen.