Moderatorja Kiara Tito, ka debatuar ashpër me aktorin Amos Zaharia. Përveç Luizit, Kiara ka reaguar ndaj Amosit dhe e ka quajtur këtë të fundit si njeri fallso dhe se kur banorët javën e kaluar i kanë thënë se nuk është aktivizuar në debate, ditën tjetër aktori është zgjuar. Por aktori e ka kundërshtuar mendimin e moderators, duke i thënë se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë. Nga ana tjetër, Kiara përmendi edhe faktin që ai dhe Dea Mishel, nuk shkuan në dasmën e saj dhe të Luizit.