Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e çeli javën me diskutimin e projektligjeve që janë në rend të ditës në seancës e së enjtes. Kryetari Bledi Çuçi tha se axhenda parlamentare e ligjvënësve më 18 prill do të çelet me interpelancën e kërkuar me ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshi me deputetin socialist, Nasip Naço, njëherësh edhe kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare.