Nga data 1 deri më 8 qershor, Shqipëria mirëpret një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit: Javën Kulturore Italiane, e organizuar nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Programi i plotë i Javës, u prezantua përmes një konference për mediat nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti dhe Zëvendës Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa.