Nga data 3 deri më 8 tetor, Tirana dhe qytete të tjera do të kthehen në qendra të kulturës gjermane, përmes një sërë aktivitetesh artistike. Festimet nisin më 3 tetor në Pazarin e Ri, ku “Street Fest” do të sjellë atmosferë bavareze me muzikë tradicionale, kulinari tipike dhe stenda informuese mbi studimet, bursat dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar.