Për koleksionin e ri pranverë-verë 2023, që çeli javën e modës në Nju-Jork, stilisti i famshëm Michael Kors thotë se është frymëzuar nga udhëtimet e tij të fundit. Stilisti amerikan propozon në koleksionin e ri, ngjyra, veshje për femrën, edhe në rrugë, njësoj si ato të resorteve tropikale dhe të kundërtën, për pushime dhe stilin urban.