Sanae Takaichi është zgjedhur si Kryeministrja e parë femër në Japoni. 64-vjeçarja konservatore e vijës së ashpër, e cila u frymëzua nga Margaret Thatcher, do të bëjë betimin pasi ra dakord për një marrëveshje koalicioni në minutën e fundit për të siguruar shumicën. Partia e saj Liberal Demokratike ra dakord të bashkojë forcat me Partinë e Inovacionit të Japonisë, të krahut të djathtë, të hënën.