Këtë të martë Japonia rihapi dyert e saj për turistët pas dy vitesh e gjysmë kufizimesh të ashpra për shkak të pandemisë Covid, me zyrtarët që shpresojnë që fluksi i udhëtarëve do të ndikojë në nxitjen e ekonomisë. Japonia i mbylli kufijtë e saj në fillim të pandemisë dhe ndërmori disa nga masat më të forta shtrënguese. Madje ndaloi kthimin e të huajve që jetonin në vend dhe vetëm kohët e fundit nisi të rihapet me kujdes.