Zhvendoset në Kuvend debati i Komisionit hetimor të Shëndetësisë që është ngritur me kërkesë të opozitës për të hetuar dy koncesionet, atë të sterlizimit dhe atë të check-up. Deputetët e PD-së kërkojnë zgjatjen e afatit të komisionit hetimor që të merret në pyetje Edi Rama dhe Vilma Nushi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi dhe të merren masa për atë që e quajnë kërcënim nga Ilir Beqaj.