Policia e Tiranës njoftoi zbardhjen e një skeme mashtrimi, ku ideatori, organizatori dhe ekzekutuesi i saj ishte nje shtetas 64 vjeccar. 64 vjeccari me inicialet S.L., është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër një në kryeqytet, pasi ishte denoncuar nga disa shtetas për mashtrim. Sipas policisë, ai identifikonte prindër në moshë, të cilët kishin fëmijë jashtë vendit. Pas kësaj, ai u gjente numrat e telefonit, ose i kontaktonte personalisht duke u hequr si mik i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit.