Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03/2026 22:30

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi përsëri ndaj spekulimeve në mediat sociale që pretendonin se ai kishte vdekur, ndërsa postoi këtë të martë një video të re, kësaj here me momentet e takimit të ambasadorit amerikan, Mike Huckabee. Huckabee i tha duke qeshur: “Presidenti Trump donte të sigurohej që ishit mirë”, ndërsa Netanyahu iu përgjigj me buzëqeshje: “Po, Mike, jam gjallë.” Ai gjithashtu ironizoi teoritë që pretendonin se videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale. “Ne shtrëngojmë duart me pesë gishta në secilën dorë”, tha Netanyahu. Gjatë takimit, Netanyahu tregoi një kartë me emrat e udhëheqësve të lartë iranianë që Izraeli po i shënjestron. Ai tha se kishte fshirë dy emra gjatë natës, Ali Larijani dhe Gholamreza Soleimani, të vrarë së fundmi ndërsa theksoi bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në. “Ajo që po bëjnë presidenti dhe forcat amerikane është e pabesueshme. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me ta dhe po heqim qafe këta që synojnë armë bërthamore dhe mund t’i përdorin kundër qyteteve amerikane. Ata nuk do ta bëjnë këtë – ne do t’i zhdukim nga faqja e dheut”, tha ai. Video e re vjen pas përhapjes së teorive konspirative në rrjetet sociale, të cilat Netanyahu i mohoi me humor dhe vendosmëri.

Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top News-Trumpi i ikën drejtori i antiterrorit. ‘Lufta në Iran, e pajustifikueshme! S’kishte rrezik’
17/03 19:03
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top News- SHBA mendon largimin nga NATO/ Trump i pakënaqur me aleatët: Po bëjnë gabim
17/03 18:26
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Top Channel/ Nafta me “racion”, nis kriza? Masa nga Britania e Madhe në Sri Lanka e Mianmar!
17/03 15:12
Top Channel/ Irani kërcënon SHBA-ne: “ Për ju, Vietnam tjetër nëse dërgoni trupa në terren”!
17/03 15:09
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Izraeli: Ali Larijani në flakët e ferrit / Vritet shefi i sigurisë së Iranit, sulm ajror
17/03 11:58
Top Channel/ Hormuzi, BE “refuzon” Trumpin-Merz: Kjo luftë, s`është punë e NATO-s!
17/03 11:52
Top News – Trump lihet vetëm në luftën e Iranit / Ende asnjë koalicion për hapjen e Hormuzit
17/03 11:48
Top News – Flakë dhe tërbim mbi vendet e Gjirit / Irani sulmon egërsisht, Trump: Kjo nuk pritej
17/03 11:48
Top News – “Do bëj çfarë të dua me Kubën!” / Trump përshkallëzon retorikën: Kam nderin ta pushtoj
17/03 11:41
Top News – ‘Ishte si fundi i botës…’ / Luftë ngado, Pakistani sulmon Afganistanin, 400 viktima
17/03 11:41
DIGITALB DIGITALB