Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një tryezë me dhomën e tregtisë, ku ndër të tjera u ndal edhe tek eksportet shqiptare dhe humbjet për shkak të kursit të euros. Sipas Berishës eksportet po vdesin e për këtë do të ngrejë një bord që do të merret edhe me rimbursimin e bizneseve si pasojë e luhatjes së kursit të euros.